Profesionistët Shëndetësorë

Pse profesionistët shëndetësor i bashkohen HCE?

Duke u bërë anëtar i HCE si profesionist, ju do të keni kliniken e juaj personale virtuale dhe qasje në dosje elektronike mjekësore të përhershme me mundësinë e shkëmbimit të shënimeve me dhe nga pacientët tuaj. Përveç kësaj, anëtarësimi juaj profesional në HCE ju mundëson të ruani dëshmitë e të gjitha shërbimeve tuaja mjekësore të ofruara për pacientët tuaj dhe ofron një sërë raportesh kyçe për të dhënat që mbledhni.

Me shërbime të avancuara të shpërndarjes, ju keni mundësinë të merrni të dhëna të dërguara nga pacientët tuaj dhe gjithashtu të ndani me ta të dhënat e tyre përkatëse. Platforma HCE mund të jetë sistemi qendror i informacionit për të dhënat tuaja mjekësore, dhe si i tillë, mund ta përdorni nga kudo në botë dhe nga çdo pajisje.

Duke qenë anëtar i HCE si një profesionist shëndetësor, ju jepet mundësia të merrni pjesë në programin e Mendimit Sekondar. Programi i Mendimit Sekondar lehtëson ofrimin e mendimit të dytë për pacientët. Duke ofruar Mendimin Sekondar mbi rastet e miratuara, profesionistët shëndetësorë rimbursohen për kontributin e tyre.

Shpërndani të dhënat

Dikur duheshin disa ditë për të transferuar imazherinë me CD përmes postës. Me HCE, imazhet dhe raportet e bashkangjitura mund të shkëmbehen në mënyrë elektronike brenda minutave

Komunikimi i Sigurt

Komunikimi i menjëhershëm, në pajtueshmëri me HIPAA, lejon ofruesit e shërbimeve të komunikojnë në kohë reale.

PACS

Duke shfrytëzuar shërbimet e HCE-së, përdoruesit e autorizuar mund të kërkojnë sistemet e ofruesve të tjerë për të kontrolluar rastet.

Qasja nga largësia

Imazhet mund të qasen dhe të lansohen nga softueri i HCE në çdo PC, Mac ose tabletë me lidhje interneti.

Anëtarësimi Profesional
Për anëtarësim dhe ruajtjen e të dhënave të përhershme mjekësore elektronike për të gjithë pacientët tuaj dhe qasjen në programin e mendimit sekondar nga i cili mund të përfitoni, ju do të paguani një shumë simbolike prej $ 10.00 në muaj.
Anëtarësohu dhe:
  1. 1. Menagjo DEM të pacientëve
  2. 2. Jepni Mendim Sekondar dhe përfitoni
  3. 3. Bashkëpunim ndërkombëtar

ANËTARËSOHU

Copyright ©2017: Health Center of Excellence | Terms and Conditions | Privacy Policy