Platformë Globale Shëndetësore

HCE
  • Dosje Elektronike Mjekësore

    Dosje Elektronike Mjekësore është version digjital i raporteve mjekësore dhe histories së trajtimit.

  • Programi i Mendimit Sekondar

    Mendimi Sekondar është raporti i bërë nga një mjek i dytë specialist në lidhje me diagnozën.

  • Klinika Digjitale Shëndetësore

    Konsultohuni me mjekun drejtpërdrejtë nga pajisja juaj.

Mirë se erdhët në Qendrën Shëndetësore të Ekselencës
Qendër referente për Mendim Sekondar, Dosjen Elektronike Shëndetësore dhe platformë globale për bashkëpunim ndërkmobëtar.
Dosja Elektronike Mjekësore – DEM
Dosja Elektronike Mjekësore është verzioni digjital i raportit mjekësor dhe historisë së trajtimit. Është shumë e rëndësishme për shkak që u jep doktorëve një përmbledhje të gjendjes suaj shëndetësore. I'u ndihmon mjekëve për të kontrolluar sëmundjet e mëhershme, terapinë, alergjitë si dhe parametra të tjerë si tensioni i gjakut, statusi i vaksinimit etj. Ne ofrojmë mundësinë për të ruajtur dosjen e juaj online duke mundësuar qasje kur të doni, ku të doni. Poashtu ju mund të ndani dosjen e juaj me mjekun të cilin e zgjedhni.

Çdo vizitë te mjeku, çdo rezultat të analizave ose raporte të tjera mjekësore, ju mund t’i ruani në llogarinë tuaj në HCE. Në këtë mënyrë, ju nuk duhet të shqetësoheni për harresën ose humbjen e dokumenteve tuaja mjekësore, pasiqë ju do të keni qasje ne dosjen tuaj nga kudo në botë dhe nga çdo pajisje. Me HCE DEM, ju lehtë mund të ndani të dhënat tuaja që dëshironi me secilin mjek.
Mendimi Sekondar
Mendimi sekondar është një raport i bërë nga mjeku specialist ndaj një diagnoze të bërë paraprakisht. Nuk është zëvendësim për konsultimin e drejtpërdrejtë, por ofron prova apo kundërshtim ndaj një diagnoze apo trajtimi të propozuar. Mendimi Sekondar është shumë i përdorëshem për të konfirmuar një deklaratë të mëhershme mjekësore, apo mund të prezantohet si provë zyrtare duke pohuar apo kundërshtuar një mendim tjetër.
Pse Qendra Shëndetësore e Ekselencës
HCE paraqet qendrat bashkëpunuese të ndërlidhura të njohurive profesionale dhe aftësive, të cilat kanë përdorim të shpeshtë për përmirësimin e kujdesit shëndetësor të të gjitha vendeve të mbarë botës. Këtu flitet posaqërisht për aftësitë diagnostike, kujdesin shëndetësor dhe trajtimin nga distanca, si dhe trajnimi përmes ndarjes së njohurive, mendimit sekondar, dosjes elektronike mjekësore të cilat do të rrisin kujdesin shëndetësor efektiv përmes ndarjes së njohurive pa marrë parasysh distancën.

Duke u anëtarësuar në HCE, ju do të keni dosjen e juaj permanente elektronike dhe poashtu mundësinë për të kërkuar mendim sekondar nga mijëra mjekë nga bota.

Anëtarësimi i pacientëve
Për anëtarësim dhe ruajtjen e të dhënave mjekësore, qasjen në programin e mendimit sekondar dhe Klinikën Digjitale, ju do të paguani një shumë simbolike prej vetëm $ 1 në muaj.
Anëtarësimi Profesional
Për anëtarësim dhe ruajtjen e të dhënave të përhershme mjekësore elektronike për të gjithë pacientët tuaj dhe qasjen në programin e mendimit sekondar nga i cili mund të përfitoni, ju do të paguani një shumë simbolike prej $ 10 në muaj.



  • Microsoft Azure Cloud

    Teknologjia

    Microsoft Azure

  • PayPal

    Pagesa

    Paypal

HCE
  • Anëtarësohu në HCE dhe përfito nga ruajtja e të gjitha të dhënave mjekësore në formë elektronike në internet për të pasur qasje nga kudo në botë, në çdo kohë dhe nga çdo pajisje.
  • Si anëtar i HCE ju do të keni qasje në Programin e Mendimit Sekondar nga i cili ju mund të përfitoni duke iu qasur mijëra profesionistëve shëndetësorë nga e gjithë bota.
  • Na kontaktoni me çdo pyetje dhe ekipi ynë do të jetë i kënaqur për të ju ndihmuar.
Lokacioni
136 Rubiwood Cir. Greer South Carolina, USA 29651
  • +383 49 601 109
  • @info@hce-med.com
Video
Copyright ©2017: Health Center of Excellence | Terms and Conditions | Privacy Policy