Duke u anëtarësuar në HCE si pacient, ju do keni qasje në dosjen e juaj të përhershme elektronike mjekësore me mundësi shpërndarje të të dhënave tuaja me çdo mjek ose palë të tretë, dhe gjithashtu të keni qasje në kërkimin e mendimit sekondar nga mijëra mjekë nga e gjithë bota. Çdo vizitë tek mjeku, çdo rezultat i analizës ose raporte të tjera mjekësore, ju mund të ruani në platformën tonë. Në këtë mënyrë, ju nuk duhet të shqetësoheni për harresën ose humbjen e dokumenteve tuaja mjekësore, në vend të kësaj, do të jeni në gjendje të hyni nga kudo në botë, nga çdo pajisje. Me HCE DEM, ju lehtë mund të ndani të dhënat tuaja që dëshironi me secilin mjek.
Mendimi sekondar është shumë i dobishëm për ju për të siguruar një deklaratë mjekësore të bërë më parë dhe gjithashtu mund të paraqitet si dëshmi zyrtare që konfirmon ose kundërshton një mendim tjetër.
Përmes partneritetit me Dicom, ne kemi zgjeruar shërbimin tonë të mendimit të sekondar dhe tani ne mund të arrijmë mijëra mjekë tanë nga e gjithë bota, të gatshëm për të dhënë raportin për ju. Përveç kësaj, platforma jonë shumë e përparuar ju mundëson të ruani dhe të shihni imazherinë tuaj online në internet.
Sigurimi i shpërndarjes elektronike të imazherisë ofron një alternativë të thjeshtë përveç ndarjes së imazherisë përmes CD-ve dhe filmave të RTG dhe ofron përfitime të konsiderueshme si për ofruesit e kujdesit shëndetësorë ashtu edhe për pacientët.
Imazhet mund të qasen dhe të lansohen nga mjeku respektivisht pacienti i HCE në çdo PC, Mac ose tabletë me lidhje interneti.
- 1. Ruani të dhënat tuaja përgjithmonë
- 2. Merrni Mendim Sekondar kur ju nevojitet
- 3. Shërbime të tjera shëndetësore