Duke u bërë anëtar i HCE si profesionist, ju do të keni kliniken e juaj personale virtuale dhe qasje në dosje elektronike mjekësore të përhershme me mundësinë e shkëmbimit të shënimeve me dhe nga pacientët tuaj. Përveç kësaj, anëtarësimi juaj profesional në HCE ju mundëson të ruani dëshmitë e të gjitha shërbimeve tuaja mjekësore të ofruara për pacientët tuaj dhe ofron një sërë raportesh kyçe për të dhënat që mbledhni.
Me shërbime të avancuara të shpërndarjes, ju keni mundësinë të merrni të dhëna të dërguara nga pacientët tuaj dhe gjithashtu të ndani me ta të dhënat e tyre përkatëse. Platforma HCE mund të jetë sistemi qendror i informacionit për të dhënat tuaja mjekësore, dhe si i tillë, mund ta përdorni nga kudo në botë dhe nga çdo pajisje.
Duke qenë anëtar i HCE si një profesionist shëndetësor, ju jepet mundësia të merrni pjesë në programin e Mendimit Sekondar. Programi i Mendimit Sekondar lehtëson ofrimin e mendimit të dytë për pacientët. Duke ofruar Mendimin Sekondar mbi rastet e miratuara, profesionistët shëndetësorë rimbursohen për kontributin e tyre.
Dikur duheshin disa ditë për të transferuar imazherinë me CD përmes postës. Me HCE, imazhet dhe raportet e bashkangjitura mund të shkëmbehen në mënyrë elektronike brenda minutave
Komunikimi i menjëhershëm, në pajtueshmëri me HIPAA, lejon ofruesit e shërbimeve të komunikojnë në kohë reale.
Duke shfrytëzuar shërbimet e HCE-së, përdoruesit e autorizuar mund të kërkojnë sistemet e ofruesve të tjerë për të kontrolluar rastet.
Imazhet mund të qasen dhe të lansohen nga softueri i HCE në çdo PC, Mac ose tabletë me lidhje interneti.
- 1. Menagjo DEM të pacientëve
- 2. Jepni Mendim Sekondar dhe përfitoni
- 3. Bashkëpunim ndërkombëtar